Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font, beson se mund ta bindë Lionel Messi-n që të qëndrojë në “Camp Nou” edhe pas këtij stinori.
E ardhmja e argjentinasit mbetet një temë e rëndësishme te gjigantët e La Ligës pasi ai bëri një kërkesë për transferim pas sezonit dëshpërues 2019-2020, shkruan Goal.
“Jam i bindur që me një projekt garues, ngazëllimtar dhe në rastin e Messi-t, afatgjatë, i cili mund të zgjasë edhe pasi Messi të tërhiqet – ne do ta bindim atë që të qëndrojë”, ka thënë Font për ESPN.
“Messi është lojtari më i mirë në histori të sportit numër një në botë. Imagjinojeni se çfarë do të thotë kjo”, ka thënë Font i cili më 24 janar do të merret vesh nëse do të jetë pasues i Josep Maria Bartomeut të dorëhequr.