UBT News

Messi nuk dëshiron as të flas me Laportan për rikthim në Barcelonë

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi thuhet se ka injoruar telefonatat nga ish-klubi, Barcelona, ndërsa spekulimet për të ardhmen e tij po intensifikohen.

35-vjeçari mund të largohet nga kampionët francezë si lojtar i lirë në fund të sezonit, pasi ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare pas largimit të tij nga “Camp Nou” në vitin 2021.

Messi fillimisht hasi në probleme për t’u përshtatur me jetën në Paris, por ai ka bërë një fillim të shkëlqyer në sezonin 2022-23 me 12 gola dhe 13 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

PSG ka një opsion për të zgjatur kontratën e Messit deri në verën e vitit 2024, dhe drejtuesit e skuadrës franceze pritet t’i ofrojnë argjentinasit një marrëveshje të re.

Sulmuesi nuk pritet të marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij deri pas Kupës së Botës, por një rikthim në Barcelonë është diskutuar fuqishëm mes inkurajimit nga shefat e klubit.

Joan Laporta ka folur shpesh për dëshirën e tij për të rikthyer Messin në “Camp Nou”, ndërsa Mateu Alemany ka pohuar se Barcelona do të kishte mundësitë financiare për të arritur një marrëveshje.

Megjithatë, “Sport” pretendon se Messi i ka shpërfillur të gjitha përpjekjet e Laportës për të kontaktuar me të dhe nuk ka interes për të ndrequr marrëdhëniet e tij të prishura me klubin.

Raporti thotë se Laporta është përpjekur pa sukses të thërrasë Messin përmes ndërmjetësve dhe gjithashtu është përpjekur ta takojë atë në ndarjen e fundit të Topit të Artë, por sërish pa sukses.

Messi supozohet se u mashtrua dhe u tradhtua nga Laporta dhe drejtues të tjerë të Barçës pas largimit të tij në 2021, duke dëmtuar perspektivat e klubit për një ribashkim të bujshëm.

Një raport i veçantë kishte pohuar se Barcelona shpresonte të joshte Messin përsëri në Camp Nou sa më shpejt në janar, por Inter Miami tani thuhet se është kryesuesi për nënshkrimin e tij.

Exit mobile version