Barcelona dhe Leo Messi kanë nisur tashmë negociatat për rinovimin e kontratës së yllit argjentinas, e cila skadon më 30 qershor të këtij viti.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe baba i futbollistit, Jorge Messi kanë zhvilluar bisedime në ditët e fundit.
Në këto negociata të para midis Laporta dhe Jorge Messi po vendosen bazat e marrëveshjes.
Megjithatë, palët janë ende larg arritjes së një marrëveshje, por ajo që vlen të theksohet është se hapat e parë janë ndërmarrë dhe me një rezultat pozitiv.