Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës sot me fillim nga ora 21:00, kundër Real Sociedad.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Super Kupën e Spanjës, ku së pari do të luajnë në gjysëm finale, Barcelona kunder Real Sociedad dhe më pas edhe Real Madrid ndaj Athletic Bilbao.
Blaugranët mposhtën bindshëm Granadan, 4-0, në ndeshjen e La Ligas këtë javë. Mirëpo, nga kjo ndeshje u pa një shqetësim i vogël që kishte Lionel Messi me ç’rast ai u zëvendësua, transmeton lajmi.net.
Tani, mediat në Spanjë po raportojnë se argjentinasi mund ta humbas ndeshjen e sotme, ose të paktën të mos jetë titullar.
Vendimi i trajnerit, Ronald Koeman, do të vendosë gjithçka, pra, nëse kapiteni luan sonte apo jo.