UBT News

Messi dhe Barcelona triumfojnë ndaj Valladolidit

Barcelona ka triumfuar në takimin e mbrëmshëm ndaj Valladolidit, si mysafir 3-0.

Barcelona e cila vinte nga barazimi me Valencian, arriti që të fitojë këtë ndeshje, falë superformës së Lionel Messit, i cili provoi të shënonte qysh në minutën e 10-të, me një goditje të bukur por që nuk ia doli që të tund rrjetën.

Messi u përfshi në golin e parë, duke asistuar bukur për Lenglet, i cili shnëoi për 1-0 me një goditje të bukur me kokë, në minutën e 21’ të takimit.

Rezultatin e dyfishoi Martin Braithwaite, në minutën e 35-të, kur Sergino Dest bëri një asist shumë të bukur te 9-shi i katalunasve.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi argjentinasi Messi, pas një pasimi të bukur nga Pedri i cili kontrolloi bukur topin që erdhi nga ky i fundit, e që me një goditje të bukur la të shtangur portierin e vendasve.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka mbledhur 24 pikë, teksa gjendet në vendin e pestë në tabelë./UBTNews

Exit mobile version