UBT News

Messi: Marr përgjegjësi për gabimet e mija, gjithçka që bëra ishte për të mirën e klubit

Ylli argjentinas, Lionel Messi ka pasur një sezon dramatik, meqë njëherë deshi të largohej nga Barcelona, por pastaj vendosi të qëndrojë.

Në intervistën e tij të parë pas vendimit për qëndrim në Barcelonë, Messi u shpreh se asnjëherë s’ka menduar ta dëmtonte Barcelonën.

“Marr përgjegjësi për gabimet e mija, dhe nëse ato ekzistonin, ishin vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fuqishme.”, deklaroi ai mes tjerash.

“Unë desha të dërgoja një mesazh për të gjithë socio-tifozët dhe tifozët që na ndjekin. Nëse në ndonjë moment, ndonjëri prej tyre ishte i bezdisur nga diçka që unë thashë ose bëra, le të mos ketë dyshime se çdo gjë që bëra ishte gjithmonë për më të mirën e klubit.”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version