UBT News

Messi kalon Pelen si lojtari me më së shumti gola për një klub të vetëm

Superylli i Barcelonës dhe i Argjentinës, Lionel Messi, e ka thyer rekordin e Peles për më së shumti gola të shënuar për një klub, në fitoren e mbrëmshme të Barcelonës 3-0, ndaj Valladolidit.

Legjenda braziliane, Pele, kishte shënuar 643 gola për Santosin në kohën e tij, mirëpo Messi e barazoi këtë rekord në barazimin me Valencian 2-2, teksa e theu këtë rekord, mbrëmë me golin e shënuar ndaj Valladolidit, duke regjistruar golin e 644-të për Barcelonën.

Pele, rekordin e kishte arritur nga viti 1956 deri më 1974, përderisa Messi është në sezonin e 17-të me Barcelonën, që prej debutimit të tij në vitin 2004 në Camp Nou.

Messi shkëlqeu në këtë takim, ku pati një paraqitje briliante, teksa kulmin e takimit e arriti me golin e shënuar personalisht në minutën e 65-të./UBTNews

Exit mobile version