Lionel Messi më në fund ka vendosur që të flet për të ardhmen e tij, derisa lidhet me një largim nga Barcelona.
Ylli argjentinas shokoi botën e futbollit kur dorëzoi letrën për largim nga skuadra katalunase në verë e këtij viti.
Por, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në fund u bind që të qëndronte në Camp Nou, derisa tani ka folur rreth të ardhmes së tij.
“E vërteta është se sot jam mirë. Është e vërtetë se në verë kisha një kohë të keqe”, ka thënë 33-vjeçari për La Sexta.
“Çfarë ka ndodhur në verë, është se e gjitha ishte një rrëmujë dhe më pas shikova nga sezoni i ri”.
“Por, sot jam mirë dhe jam duke luftuar për gjithçka që ndodhet përpara dhe jam shumë i entuziazmuar”.
“E di se klubi po kalon nëpër kohë të vështira, mirëpo unë jam duke shikuar përpara në gjithçka që na rrethon”, ka shtuar më tej Messi.