Jerzy Dudek, ish-portieri i Liverpool dhe Real Madrid, në autobiografinë e tij ka kritikuar ashpër Leo Messin, duke e cilësuar yllin argjentinas si “mashtrues dhe provokator”.
Portieri polak, i cili ka qenë pjesë e madrilenëve në periudhën 2007-2011, kujton disa sjellje të Messit në klasiket e ashpra të asaj periudhe, transmeton a2news.al.
“Ka qenë shumë mashtrues dhe shumë provokator, ashtu siç ishte Barcelona dhe vetë Pep Guardiola. E kam dëgjuar Messin t’i thonte fjalë Ramosit dhe Pepes, që as nuk e imagjinon dot që një person në dukje aq i qetë, të mund t’i thotë”, shkruan Dudek.