Lionel Messi, lojtari i cili gjatë verës e braktisi Barcelonën për të kaluar në PSG ka folur për shumë gjëra në intervistën e tij ku gjithashtu ka diskutuar fillimin e jo të mirë të “Djajve të Kuq” në sezonin 2021-2022.
Superylli i Paris Saint-Germain, ka dhënë mendimin e tij për rikthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester United, ndërsa ka reflektuar për rivalitetin e tij me portugezin.
Ronaldo u rikthye në United pas 11 vitesh në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, me Juventusin që e la atë të largohet për 20 milionë funte.
36-vjeçari ka qenë i efektshëm si kurrë më parë para portës për “Djajtë e Kuq” në gjysmën e parë të sezonit 2021-21, dhe Messi, i cili gjithashtu bëri një lëvizje të madhe në verë, është i impresionuar nga performancat portugezit.
“Që nga fillimi, ai ka shënuar gola si gjithmonë dhe nuk ka pasur probleme me përshtatjen nëpër klube”, tha ylli argjentinas.
Sulmuesi i PSG-së është i bindur se performanca e “Djajve të Kuq” do të përmirësohet me zhvillimin e sezonit duke pasur parasysh cilësinë individuale në radhët e tyre, teksa shtoi: “United është një ekip shumë i fortë me lojtarë të mëdhenj. Premier Liga është një kompeticion shumë i vështirë dhe i barabartë, dhe gjërat mund të ndryshojnë shumë herë. Pas dhjetorit, shumë gjëra ndryshojnë dhe gjithçka mund të ndodhë”, tha Messi.
I pyetur nëse i mungon përballja me portugezin në skenën vendase, Messi u përgjigj: “Ka kaluar kohë që kur kemi konkurruar në të njëjtën ligë. Ne jo vetëm që konkurruam në nivel individual, por edhe në nivel ekipor për të njëjtat qëllime. Ishte një skenë shumë e bukur për ne dhe për njerëzit sepse ata e shijuan shumë. Është një kujtim i bukur që do të mbetet në historinë e futbollit”, tha në fund sulmuesi i PSG-së.