Lionel Messi fitoi mbrëmë Topin e Artë, i cili ishte i teti për superyllin argjentinas. Messi la pas bomberin norvegjez, Erling Haaland në garën për ta fituar Topin e Artë.
Padyshim kjo që e ka arritur Messi është një sukses tejet mbresëlënës. 36-vjeçari po tregon se mosha është vetëm një numër.
Pasi që e fitoi Topin e Artë, Messi foli edhe për pensionimin e tij nga futbolli.
“Unë me të vërtetë nuk e di. Kam folur shumë së fundmi, por unë dua që të vazhdojë dhe të vazhdojë të kënaqem. Nuk mund të vendosë një datë të caktuar dhe futbolli po ndryshon çdo ditë. Siç kam thënë, unë e dua futbollin, unë dua të vazhdojë”, tha Messi.