UBT News

Messi fiton për herë të shtatë Topin e Artë

 Sulmuesi i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi, fitoi çmimin prestigjioz “Topi i Artë” si futbollisti më i mirë në botë, për herë të shtatë.

34-vjeçari mundi Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe mesfushorin italian të Chelseat Jorginho.

Lewandowski fitoi sulmuesin e vitit, ndërsa Chelsea për arritjet në futboll për meshkuj dhe femra.

Mesfushorja e Spanjës dhe Barcelonës, Alexia Putellas, mori çmimin individual për femra.

Italiani Gianluigi Donnarumma mori çmimin e portierit ”Jashin”.

Exit mobile version