UBT News

Messi feston sot ditëlindjen e 34

Soccer Football - La Liga Santander - FC Barcelona v SD Huesca - Camp Nou, Barcelona, Spain - March 15, 2021 Barcelona's Lionel Messi celebrates scoring their fourth goal REUTERS/Albert Gea

 Lionel Messi, ka lindur më 24 qershor të vitit 1987. Ai është një futbollist argjentinas i cili luan si sulmues me klubin spanjoll Barcelona në La Liga dhe me kombëtaren argjentinase.

Që nga mosha 21 vjeç, Messi ka qenë i nominuar për të fituar Topin e Artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit. Një vit më vonë, në vitin 2009, ai fitoi çmimin e parë të Topit të Artë si dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit.

Ai vazhdoi dominimin e tij duke fituar edhe pesë Topa të tjerë të Artë në vitet 2010, 2011, 2012, 2015 dhe 2019.

Më poshtë mund të gjeni statistikat e Messit deri tani, në moshën 34 vjeçare.

721 ndeshje me Barcelonë

699 gola

138 ndeshje me Kombëtaren e Argjentinës

317 asistime

10 tituj të La Ligas spanjolle

4 Liga të Kampionëve

6 Kupa të Mbretit

3 Botërorë Klubesh

3 Superkupa të Evropës

8 Superkupa të Spanjës

6 Topa të Artë

6 Këpuca të Arta Evropiane

Exit mobile version