UBT News

Messi e turpëroi, Gvardiol: Do ju them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori

Josko Gvardiol është krenar që është përballur me “lojtarin më të mirë në histori”, edhe nëse Lionel Messi ishte në një nivel tjetër me fanellën e Argjentinës kur e turpëroi atë.

Gvardiol dhe Messi janë dy futbollistët që kanë treguar paraqitje fantastike me kombëtaret e tyre, dhe u përballën mes vete në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Por, ishte një përballje që Messi padyshim e fitoi, duke shënuar një gol dhe duke asistuar një tjetër në fitoren 3:0 të Argjentinës.

E gjithë vëmendja ishte te asistimi i Messit, ku superylli argjentinas bëri një lëvizje e cila e la Gvardiol të shtangur, duke e mposhtur atë dy herë para se të pasonte topin te Julian Alvarez, i cili më pas shënoi gol.

Gvardiol ishte në anën e kundër të momenteve të mira, por është i lumtur që e kishte rastin të luaj kundër Messit.

“Unë veçse kam luajtur kundër tij, por ai luan ndryshe me kombëtaren nga ajo që e bënë me klubin e tij. Ishte një eksperiencë e e mirë, dhe një ditë do të iu them fëmijëve të mi se kam luajtur kundër lojtarit më të mirë në histori”, tha Gvardiol.

Messi e ka konfirmuar se kjo do të jetë Kupa e Botës e tij e fundit, dhe do të tentojë që të udhëheq Argjentinën drejt triumfit kundër Francës në finalen e së dielës.

Exit mobile version