UBT News

Messi: E diela do të jetë ndeshja ime e fundit në një Kupë të Botës

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi e ka konfirmuar që finalja e së dielës kundër Marokut ose Francës do të jetë paraqitja e tij e fundit në një Kupë të Botës.

35 vjeçari luajti një rol kyç në fitoren 3:0 të Argjentinës në gjysmëfinale kundër Kroacisë, ku regjistroi një gol dhe një asistim.

Messi, shtatë herë fitues i Topit të Artë, në të kaluarën kishte lënë të kuptohej se kjo do të ishte finalja e tij e fundit e Kupës së Botës, gjë të cilën Messi e konfirmoi pas triumfit mbrëmë ndaj Kroacisë.

“Jam krenar që to ta përmbyll aventurën time në Kupën e Botës duke luajtur në këtë finale. Ajo se çfarë jam duke përjetuar është emocionuese. E diela do të jetë ndeshja ime e fundit në Kupën e Botës”, tha Messi.

“Do të ketë edhe shumë vite deri te ajo e radhës (2026) dhe unë nuk mendoj se do të mund ta arrijë atë, kështu që shpresoj se mund ta përfundojë në mënyrën më të mirë”, shtoi më tej superylli argjentinas.

Goli i Messit kundër Kroacisë nënkuptonte se ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i kombëtares së tij në Kupat e Botës, me golin e tij të 11-të duke e parë atë të kalojë Gabriel Batistutan.

Exit mobile version