Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, transferimi i Luis Suarez te Inter Miami ka mbetur vetëm të zyrtarizohet.
Kontrata është e gatshme pas akordit verbal mes dy palëve që u arrit para një muaji, ku Suarez do të nënshkruajë një marrëveshje një vjeçare.
Po ashtu, në marrëveshje është përfshirë opsioni për ta rinovuar kontratën edhe për një sezon tjetër.
Messi dhe Suarez, sërish shokë skuadre.