UBT News

Messi dhe shokët drejt finales së Copa America

Argjentina ka arritur të kualifikohet në finalen e Copa Americas pas një fitore vendimtare 2:0 kundër Kanadasë në gjysmëfinale.

Julian Alvarez ishte protagonisti i fillimit të fitores për Argjentinën, duke shënuar në minutën e 22-të të ndeshjes. Messi pastaj e siguroi fitoren duke shënuar golin e dytë në minutën e 51-të.

Kjo fitore e fuqishme e bën Argjentinën të kualifikohet në finalen e tretë radhazi në Copa America, pasi ata kishin fituar paraprakisht tashmë Copa American dhe Kupën e Botës. Në finalen e ardhshme, Argjentina do të përballet me fituesin e takimit mes Uruguait dhe Kolumbisë./UBTNews/

Exit mobile version