Ndeshja mes Sporting Kansas Siti dhe Inter Majemit, e vlefshme për Champions Cup, do të shtyhet për një javë për shkak të kushteve ekstreme të motit. Ndeshja ishte parashikuar të zhvillohej sonte, por për shkak të temperaturave artike në Kansas, e cila shënon -15 °C, dhe erës së fortë që pritet të përkeqësojë më tej kushtet atmosferike, Lionel Messi vendosi të bojkotojë këtë takim të parë sezonal.
Sipas “The New York Times”, Messi ka komunikuar me drejtuesit e Inter Majemit dhe ka kërkuar që të mos luajë përballë Sporting Kansas Siti për shkak të kushteve të rrezikshme. Ndeshja e kthimit në Florida do të zhvillohet në datën e parashikuar, në “Chase Stadium” të Fort Lauderdale.
Ky vendim i Mess-is vjen në një kohë kur të dy ekipet janë të gatshëm për të nisur sezonin e ri të MLS-së, me Inter Majemin që do të presë Nju Jork Siti, ndërsa Sporting Kansas Siti do të ndeshet me Ostin FC./UBTNews/