Lionel Messi ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar Paris St.Germainit, pas largimit të tij nga Barcelona, thotë kolumnisti i sportit në BBC, Guillem Balague.
34-vjeçari u largua nga Barcelona – klubi i vetëm në të cilin ai luajti – pasi ata nuk ishin në gjendje të përballonin një marrëveshje të re sipas rregullave financiare të La Liga.
I njohur si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Messi shënoi 672 gola në 778 ndeshje me Barçën, klubit të cilit iu bashkua në moshën 13-vjeçare.
Ai fitoi Topin e Artë gjashtë herë dhe ngriti 35 trofe me klubin katalanas./UBTNews