UBT News

Messi afër edhe një rekordi tjetër me Barcelonën

Barcelona's Lionel Messi celebrates after scoring his side's opening goal from the penalty spot during a Spanish La Liga soccer match between Barcelona and Real Sociedad at the Camp Nou stadium in Barcelona, Spain, Saturday, March 7, 2020. (AP Photo/Joan Monfort)

Lionel Messi do të synojë të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Barcelonës gjatë këtij sezoni, dhe për ta arritur këtë, i duhen vetëm edhe 18 ndeshje.

Sulmuesi argjentinas u paraqit për herë të 750-të për Barçën në të gjitha garat, në fitoren e së dielës 1:0 kundër Huecas të dielën, transmeton Gazeta Express.

Nëse ai luan edhe 18 herë në ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, atëherë do ta thyejë rekordin e legjendës Xavi, për më së shumti paraqitje për klubin katalonas.

Xavi, tani trajner i Al Sadd në Katar, i bëri 767 paraqitje për Barcelonën gjatë karrierës së tij si futbollist.

Messi do t’i ketë të paktën edhe 24 ndeshje për t’i zhvilluar në La Liga dhe Ligën e Kampionëve deri në përfundim të sezonit 2020/21.

Barça do të ketë ndeshje edhe në Kupën e Mbretit dhe Kupën e Spanjës, natyrisht.

Messi do të ketë mundësi të luajë në më shumë ndeshje nëse Barça kalon tutje në të gjithat garat e eliminimit direkt.

Exit mobile version