Të premten në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Europa League-s ku u mësuan çiftet çerekfinaliste.
Shorti i çerekfinaleve ka caktuar ndeshje mjaft interesante dhe të barabarta, ku spektakli nuk do të mungojë.
Megjithatë ndeshja mes Milanit dhe Romës është përballja më e fortë e kësaj faze në Ligën e Evropës.
Në ndeshjet tjera do të luajnë Liverpool-Atalanta, Bayer Leverkusen-West Ham dhe SL Benfica-Marseille./UBTNews/