Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) sot ka njoftuar se shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës do të hidhet këtë të premte, më 15 mars. Shorti tërhiqet në zyret e FFK-së me fillim nga ora 13:00.
Deri në këtë fazë të garës kanë arritur të kualifikohen Ballkani, Drita, Prishtina dhe Suhareka.
Çiftet e tërhequra do të luajnë nga dy ndeshje, një në shtëpi dhe një në udhëtim, për të kërkuar finalen e këtij kompeticioni.
“Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje”, thuhet në njoftimin zyrtar të FFK-së./UBTNews/