Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se shkollat që do të shërbejnë si qendër votimi , më 18 tetor do të zhvillojnë mësimin online, ndërsa ato që nuk shërbejnë do të mbahet mësimi i rregullt.
Ai tha se kështu është njoftuar pas komunikimit që ka pasur me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
“Edhe ne përkrahim idenë e Asociacionit të Komunave të Kosovës, duke ditur arysetimin e tyre se kjo po bëhet pasi ka frikë se mos po na mbetet Covidi, brenda shkollës, ideja e tyre ishte që të nesërmen të mos fillohet dhe ajo ditë mos të përdoret për pushim por që institucionet brenda shkollave të kujdesen, mirëpo pastaj Ministrja doli dhe komunikuam me të dje dhe ajo e sqaroi se në shkollat ku nuk do të ketë zgjedhje do të mbahet mësimi i rregullt, ndërsa në shkollat që janë përzgjedhura nga KQZ-ja për t’u votuar, atëherë nxënësit dhe mësimdhënësit do të jenë në shtëpi mirëpo nuk do të jetë ditë e humbur e mësimit por do të mbajnë mësim online”.
Duke pasur parasysh edhe situatën me Covid-19, ai pohon se kjo është zgjedhja më e duhur, pasi që sipas tij nuk është mirëseardhur humbja e mësimit.