Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan rezultoi pozitiv me COVID-19. Ilkay tani është në vetizolim për dhjetë ditë në përputhje me Premier Ligën dhe protokollin e Qeverisë së Britanisë së Madhe.
“Manchester City mund të konfirmojë se Ilkay Gudogan është infektuar me COVID-19. Ilkay do të qëndrojë në vetëizolim për një periudhë dhjetë ditore, sipas protokollit të vendosur nga Britania e Madhe dhe Liga Premier”, bëhet e ditur në komunikatë./UBTNews