Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në mbyllje të merkatos dimërore të transferimeve, Arsenali siguroi shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Jorginhos ndërsa tani është afër që ta largojë një mesfushor nga skuadra.
Siç raportohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Albert Sambi Lokonga është shumë afër që t’i bashkohet skuadrës së Crystal Palace.
Crystal Palace ka arritur marrëveshje me Arsenalin në formë huazimi për Lokongan, ku edhe ky i fundit e ka aprovuar këtë lëvizje.
Testet mjekësore do të përfundohen gjatë ditës së sotme.