UBT News

Mesazhi i Ten Hag për tifozët e United

Manchester United nuk e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë, dhe problemet u shtuan mbrëmë kur “Djajtë e Kuq” u mposhtën nga Galatasaray.

United pësoi humbjen 3:2 si vendas në “Old Trafford” nga Galatasaray, në ndeshjen që ishte e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pas humbjes mbrëmë, trajneri i United, Erik ten Hag iu adresua mediave, ku edhe kishte një mesazh për tifozët e skuadrës së tij.

“Ne qëndrojmë të bashkuar. Ne jemi së bashku në këtë. Unë, stafi, skuadra, të gjithë të bashkuar do të luftojmë. Ne e dimë se duhet të bëjmë më mirë dhe ne jemi kësaj rruge. Nuk ka arsyetime. Ne duhet të bëjmë më mirë dhe të fitojmë”, tha Ten Hag.

Në Ligën e Kampionëve, Manchester United zë vendin e fundit në Grupin A me asnjë pikë të arkëtuar, ndërsa në Premier Ligë renditet në vendin e 10. 

Exit mobile version