UBT News

Mesazhi i Ronaldos: Të bashkuar vazhdojmë

Cristiano Ronaldo ishte heroi i Manchester United në fitoren shumë të rëndësishme kundër Evertonit të dielën në Premier Ligë.

Ylli portugez shënoi golin e dytë dhe të fitores për “Djajtë e kuq” duke regjistruar tre pikë të reja shumë të rëndësishme.

Goli ndaj Evertonit ishte numër 700 për Ronaldon në nivel klubesh, një rekord ky që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër.

Ky rekord e ka bërë shumë të lumtur dhe në reagimin e tij në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtarët duke thënë se ky sukses është arritur duke iu falënderuar një bashkëpunimi të madh ndër vite.

“700 gola në nivel klubesh. Çfarë numri të bukur kemi arritur së bashku! Faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve, trajnerëve, klubeve, familjes dhe miqve dhe natyrisht tifozëve të mi. Të bashkuar vazhdojmë!”, ka shkruar Ronaldo.

Exit mobile version