Federata Serbe e Futbollit do të hetohet nga UEFA pasi tifozët e tyre shfaqën një pankartë që transmetonte një mesazh provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive dhe për hedhjen e objekteve brenda stadiumit gjatë disfatës të së dielës nga Anglia.
Akuzat vijnë pasi Federata e Futbollit të Kosovës u ankua në UEFA për “tifozët serbë që shfaqin mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës” gjatë humbjes së tyre 1-0 nga Anglia.
UEFA tha gjithashtu se një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës do të hetojë sjelljen e supozuar diskriminuese pas raporteve nga një vëzhgues për thirrjet me zërin e majmunëve që u drejtoheshin lojtarëve anglezë nga një tifoz serb.
Tetë persona ishin arrestuar përkohësisht pas një përleshjeje mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen përpara ndeshjes të së dielës.