UBT News

Meryl Streep iu bashkohet kastit të “Only Murders in The Building”

Meryl Streep i është bashkuar kastit të shfaqjes hit, “Only Murders in the Building”. Aktorj tre herë fituese e Oscars dhe Golden Globe do të shfaqet në sezonin e tretë të serialit.

Selena Gomez, e cila luan në shfaqje së bashku me Steve Martin dhe Martin Short, e ndau lajmin përmes një postimi në Instagram. “A mund të bëhet më mirë kjo sinqerisht?” tha Gomez ndërsa zbuloi se Streep po i bashkohet kastit. Është ende e paqartë nëse Streep do të shfaqet si një mysafire apo si një personazh permanent.

Paul Rudd, i cili bëri një paraqitje si ylli i Broadway, Ben Glenroy në finalen e sezonit të dytë, do të bashkohet gjithashtu për sezonin e ardhshëm./UBTNews/

Exit mobile version