UBT News

Merr fund “lufta” mes Amber Heard dhe Johnny Depp

Amber Heard ka zgjidhur padinë për shpifje me ish-bashkëshortin e saj, Johnny Depp, sipas një deklarate të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Heard tha se ajo “nuk ka pranuar” dhe se zgjidhja “nuk është një akt koncesioni”. Ajo vuri në dukje përvojën e saj me sistemin ligjor amerikan si arsyje për të vendosur për ta zgjidhur [në këtë mënyrë] çështjen, duke pretenduar se “provat e shumta, të drejtpërdrejta që vërtetonin dëshminë [e saj] ishin përjashtuar” dhe se “popullariteti dhe fuqia kishin më shumë rëndësi se arsyeja dhe procesi”.

“Unë e marr këtë vendim duke humbur besimin në sistemin ligjor amerikan” duke theksuar se dëshmia e saj shërbeu si argëtim për mediat socfiale.

Aktorja paraqiti një apel në rastin e shpifjes në fillim të këtij muaji, por Heard tha në deklaratën e saj të hënën se “edhe nëse apeli [saj] në SHBA është i suksesshëm, rezultati më i mirë do të ishte një rigjykim ku një juri e re do të duhej të merrte në konsideratë sërish provat”.

“Unë thjesht nuk mund ta kaloj këtë për herë të tretë”, tha Heard në postimin e saj, duke shtuar se ajo dëshiron ta kalojë kohën e saj “në mënyrë produktive” dhe nuk mund të përballojë të “rrezikojë një faturë të pamundur – një faturë që nuk është vetëm financiare, por edhe psikologjike, fizike dhe emocionale”.

Depp e akuzoi Heard për shpifje ndaj tij në një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post.

“Unë nuk do të kërcënohem, nuk do të dëshpërohem apo të zhgënjehem nga ajo që ndodhi që të mos them të vërtetën. Askush nuk mundet dhe askush nuk do të ma marrë këtë. Zëri im mbetet përgjithmonë pasuria më e vlefshme që kam”, tha ajo mes tjerash./UBTNews/

Exit mobile version