UBT News

Merr fund aventura e Barcelonës në Copa del Rey

FC Barcelona është eliminuar nga Copa del Rey, pavarësisht fitores 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.

Skuadra katalanase zhvilloi një paraqitje të fuqishme dhe arriti të shënojë tre gola, por kjo nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 0-4 nga ndeshja e kaluar. Barcelona kishte nevojë për të paktën pesë gola për të siguruar kualifikimin, por rrugëtimi i saj në kupë u mbyll këtu.

Golat për Barcelonën u realizuan nga Bernal në minutën e 29-të dhe 72-të, ndërsa Raphinha shënoi në minutën e 45+5, duke ndezur shpresat e tifozëve për një rikthim spektakolar. Megjithatë, diferenca e ndeshjes së parë rezultoi vendimtare.

Përkundër përpjekjes dhe dominimit në këtë përballje, Barcelona i jep fund aventurës në Copa del Rey, ndërsa Atletico Madrid siguron finalen falë epërsisë së krijuar në takimin e parë.

Exit mobile version