Futbollisti Meriton Korenica është shpallur ylli i javës në javën e nëntë të Albi Mall Superliga.
Komisioni vlerësoi se mesfushori kreativ ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe njëherësh vendimtar në fitoren që skuadra kampione e realizoi para tifozëve të vet kundër Gjilanit (2:0). Ai shënoi golin e dytë , në minutën e 88-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.
Korenica u shpreh i lumtur dhe i nderuar me çmimin ‘Ylli i Javës’./UBTNews/