Bashkatdhetarët që ia kanë mësyrë vendlindjes, po iu duhet të presin shumë gjatë në kufirin Kroaci-Serbi.
Ata kanë dërguar disa fotografi duke thënë se kolona është e gjatë deri në 20 kilometra.
Njëri prej tyre tha se brenda një ore mund të lëvizë vetëm 100 metra dhe se në kolonë janë disa familje shqiptare.
Gjithashtu, ai u ankua se pala serbe zakonisht e vonon procesin.