Klubi turk Kasımpaşa ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin 27-vjeçar, Mërgim Berisha, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane Hoffenheim, por që ka mbetur në hije gjatë kohës së tij aty.
Lajmin e bëri të ditur gazetari Yagız Sabuncuoglu, i cili konfirmoi se Kasımpaşa ka paraqitur një propozim formal për transferimin e Berishës te Hoffenheimi.
Berisha ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij në treg sipas faqes Transfermarkt është rreth 3.5 milionë euro.
Përveç Kasımpaşas, interesim për sulmuesin janë shfaqur edhe nga klubet Kayserispor dhe Hertha BSC, ndërsa Berisha, i cili dikur refuzoi të luante për Kosovën në favor të Gjermanisë, nuk ka arritur të bëjë një hap të madh në karrierë deri më tani.
Nëse kalimi në Turqi do të realizohet, kjo do të përbënte një rikthim për Berishën, pasi më parë ka luajtur edhe te Fenerbahçe.
Gjatë karrierës së tij, Mërgim Berisha ka luajtur për skuadra të ndryshme si FC Liefering, Red Bull Salzburg, LASK Linz, 1. FC Magdeburg, SCR Altach, Fenerbahçe, FC Augsburg dhe aktualisht për TSG Hoffenheim.