UBT News

Merdare, dyshohet për kontrabandim të një nëne sllovake me të birin e saj

Mesditën e të enjtes është kontrolluar një veturë në Merdare, në dalje të Kosovës, nën dyshimin se po kryhet kontrabandë.

Në veturën me targa italiane, sipas policisë, ishin pesë persona: dy dy shtetas të Sllovakisë (nënë e djalë, vitet e lindjes 1986 dhe 2017), një mashkull kosovar Q.P. viti i lindjes 1996 dhe dy të mitur meshkuj kosovarë, njofton Klan Kosova.

Policia ka dyshuar se ky mund të jetë një rast i trafikimit me emigrantë. Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij.

Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat (të miturit, meshkuj kosovarë) në prezencë të prindërve të tyre.

Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën Schengen.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’.

Burimi: KlanKosova

Exit mobile version