UBT News

Mëngjesi me shi kthehet në kaos – dhjetëra aksidente në rrugët e vendit

Mëngjesi i kësaj së enjte nisi me reshje të shiut në vend, por që gjendja u kthye në kaos duke shkaktuar shumë aksidente. Vetëm këtë mëngjes, janë raportuar tri aksidente, një në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, një në Vranidoll dhe një në hyrje të Lipjanit.

Në këto aksidente veturat janë rrokullisur e dëmtuar mirëpo ende nuk është raportuar për të lënduar, ndërkohë që presim edhe më tej të dhëna nga raportet policore edhe për aksidente të tjera.

E për të pasur ngasje sa më të sigurt në mot me shi, dhe për të shmangur aksidentet, policia ka dal me një apel për shoferët.

Apeli i plotë:

Të vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë. Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
MBAJ DRITAT E NDEZURA- Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
ZVOGËLONI SHPEJTËSINË- Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë dhe udhëtoni me kujdes.
SHMANGNI SHPËRQENDRIMET- Mos përdorni telefonin qëndroni të përqendruar te rruga.
KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE- Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush- parandaloni aksidentet.
Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi! Siguria është në duart tuaja./S.K/UBT/PK

Exit mobile version