UBT News

Menaxhmenti i mirë çelësi i suksesit

Çelësi i suksesit në udhëheqje është përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimit ndaj konsumatorit dhe i aftësive menaxhuese të njerëzve.

Ka një mendim të zakonshëm i cili përshtatet me këta rreshta, ‘’Biznesi do të ishte i lehtë nëse nuk do të kisha konsumatorë ose punonjës’’. Përderisa kjo mund t’i bëjë gjëra më të lehta për një kohë, vë bast se ju ose do të mbeteshit pa para ose do të mërziteshit nga mungesa e punës ose do të ishit shumë të zënë duke kuptuar se si të fitoni konsumatorë dhe punonjës të rinj. Nuk jam 100 për qind i sigurt se cila do të ishte.

Dukshëm, kushdo që e ka thënë këtë po fliste me të vërtetë për vështirësitë e të punuarit me njerëzit, pavarësisht anës së tavolinës në të cilën ulen.

Për shkak se njerëzit janë aspekti më i vështirë i çdo biznesi, është e rëndësishme të gjeni njerëz të mrekullueshëm, konsumatorët e duhur për biznesin tuaj, dhe gjithashtu ekipin e duhur për të mbështetur kompaninë tuaj. Ju gjithashtu duhet të fokusoheni në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimin të konsumatorëve dhe aftësive menaxhuese të njerëzve.

Fatkeqësisht, pak pronarë biznesi dhe udhëheqës punojnë në këtë aftësi, i cili është shkaku i shumë problemeve që ata përjetojnë, transmeton Ekonomia Online.

Njëra prej gjërave të cilat i kam mësuar nga njëri prej mentorëve të mi është se çdo problem është problem i udhëheqjes. Së pari, nuk pajtova me këtë ide, për shkak se jam admirues i madh i përgjegjësisë personale dhe ndihem se njerëzit duhet të zotërojnë gabimet e tyre. Përderisa kam rritur ekipin dhe aftësitë e mia udhëheqëse, unë e kam kuptuar të vërtetën në këtë deklaratë. Çdo problem është problem i udhëheqjes.

Tani mund të dëgjoj bërtimat e ‘’gënjeshtra’’! nga ndërmarrësit përderisa shkruaj këtë. ‘’Nuk jam përgjegjës për performancën e tyre të dobët në punë ose shërbimin e konsumatorit, etj.’’ Kështu që kuptoni, nuk po ju sygjeroj se jeni përgjegjës, por është puna juaj të vendosni sistemet e duhura në vend që të ndihmoni njerëzit të arrijnë sukses. Është puna juaj të keni biseda rreth performancës. Është puna juaj të siguroheni se keni punësuar njerëzit e duhur. Është puna juaj të menaxhoni situatën para se të bëhet një situatë kritike.

Nëse ndonjëherë keni thënë, ‘’Askush nuk mund t’a bëjë këtë aq mirë sa unë’’, ai është një problem i udhëheqjes dhe gjithashtu një besim i rrejshëm.

Kur një problem shfaqet, ju mund të mos bartni vetëm përgjegjësinë, por ju absolutisht bartni disa përgjegjësi për probleme të cilat shfaqen në punë. Sikur me gabimet në jetë, ju gjithmonë mund të kishit bërë një zgjedhje më të mirë ose ndryshe.

Askush nuk është imun ndaj dështimeve në udhëheqje. Sikur javën e kaluar, unë dështova dy herë në një mundësi të udhëheqjes me njerëz të ndryshëm në ekipin dhe kompaninë time. Dështimet e mia shkaktuan frustrim dhe trazira, lënduan disa dhe hutuan disa të tjerë. A isha unë përgjegjës? Sigurisht që jo. A bartnin përgjegjësinë anëtarët e ekipit? Sigurisht. A e kishin fajin disa nga menaxherët e mi në këtë situatë? Sigurisht që po.

Asnjë punonjës, menaxher ose kryeshef Ekzekutiv nuk është imun ndaj dështimeve.

Ne të gjithë bëjmë gabime. Varet nga ju se si trajtoni këto gabime dhe si mësoni nga ato, dhe kjo e bën gjithë ndryshimin.

Njerëzit, sistemet, proceset tuaja kanë ndikim më të madh në suksesin e biznesit tuaj se sa çfarëdo fushate e marketingut, por disa njerëz investojnë kohë dhe pasuri në zhvillimin e këtyre aftësive dhe burimeve.

Unë kam shpenzuar shumë pasuri dhe kohë në aftësitë e mia udhëheqëse, dhe edhe pse prish gjërat kohë pas kohe, janë më të rralla se në të kaluarën. Nëse do më kërkonin të emëroja vetëm dy burime nga mijëra libra dhe trajnime që kam bërë gjatë viteve, unë së pari do të tregoja librin tim të preferuar për krijimin e një kulture dhe udhëheqjen e njerëzve, Uncontainable nga Kip Tindell, Kryeshefi Ekzekutiv dhe themeluesi i The Container Store. Ju garantoj se ia vlen të jepni 20 dollarë dhe ta lexoni.

Dhe së dyti, nga ana e trajnimit, do të rekomandoja Infusionsoft’s Elite Forum. Ky është një trajnim dy ditor i cili ndryshoi biznesin tim dhe më dha mjete nga një pikëpamje e talentëve e cila na dha mundësi të rritemi 2,975 përqind në një periudhë tre vjeçare. Ne nuk do të ishim ku jemi sot në terme të shitjeve dhe madhësisë pa këtë trajnim.

Siç thashë më parë, të gjitha problemet janë probleme me udhëheqjen. Ju duhet të investoni veten dhe të rriteni nëse me të vërtetë dëshironi që biznesi juaj të rritet.

Exit mobile version