UBT News

​Memli Krasniqi viziton Thaçin e Veselin: Drejtësia do të triumfojë mbi çdo padrejtësi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët prej afro pesë vjetësh po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së janë me Kosovën në çdo orë e çdo ditë dhe gëzojnë për çdo lajm të mirë dhe ndajnë dhembjen me ne kur lajme të tjera rëndojnë mbi popullin tonë.

“Edhe këtë herë, në çdo fjalë të tyre, e ndjeva të gjallë bindjen e palëkundur se drejtësia për çlirimtarët tanë po afrohet. Nuk mund të jetë ndryshe për ta dhe shokët e tyre, që mbi supet e veta bartën vetëm atë që populli kërkoi: luftën për liri. Liria, askund e asnjëherë, nuk është as mëkat e as faj. Ata janë mirë, optimistë dhe, si gjithmonë, dërgojnë përshëndetjet më të ngrohta për secilin prej jush”, tha Krasniqi.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë është konfirmuar më 26 tetor 2020.

 

Exit mobile version