UBT News

Melisa Leka, talenti shqiptar që po bën bujë në serialin “Dark Side of the Ring

Aktorja shqiptare Melisa Leka, me origjinë nga Malësia e Madhe dhe e lindur në Toronto, po tërheq vëmendjen në skenën ndërkombëtare të televizionit.

Ajo është bërë pjesë e sezonit të gjashtë të serialit të njohur “Dark Side of the Ring”, një produksion i Vice Productions që trajton historitë më intriguese nga bota e mundjes profesionale.

Ky rol shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e Melisës, duke dëshmuar talentin, përkushtimin dhe këmbënguljen e saj në ndërtimin e një emri të suksesshëm në tregun televiziv kanadez.

Përveç aktrimit, Melisa është figura aktive e komunitetit shqiptar në Kanada. Ajo angazhohet në promovimin e kulturës dhe traditës shqiptare përmes pjesëmarrjes në Grupin e Valleve “Fluturimi i Shqipes”, duke mbajtur gjallë artin dhe trashëgiminë e vendlindjes së prindërve të saj.

Me energjinë dhe pasionin që e karakterizojnë, Melisa Leka po bëhet një shembull frymëzues për të rinjtë shqiptarë në diasporë, duke dëshmuar se me talent dhe përkushtim mund të arrihet suksesi edhe në skenën ndërkombëtare. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version