UBT News

Melania Trump nuk dëshiron të jetë sërish Zonja e Parë

Melania Trump nuk dëshiron asgjë më shumë sesa të shmangë një mandat tjetër si Zonja e Parë, pasi burri i saj është gjithnjë e më afër një oferte tjetër të Shtëpisë së Bardhë.

“Të jetë sërish Zonja e Parë nuk është ajo që dëshiron”, tha një person që kishte lidhje të ngushtë me Melania Trump kur ishte Zonja e Parë, për CNN. “Për të, ishte një kapitull, ka mbaruar dhe kaq”.

Disa njerëz, pretendojnë se Melania ka ‘zero dëshirë’ për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë ose për të vazhduar ndonjë jetë publike politike.

Një person tjetër i vetëdijshëm për mosinteresimin e ish-Zonjës së Parë për ambiciet presidenciale dhe politike të Trump tha: “Ju nuk do ta shihni atë në mitingje apo ngjarje të fushatës, edhe nëse ai zyrtarisht thotë se do të kandidojë përsëri”.

Melania Trump, 51 vjeç, konsiderohet nga shumë prej Zonjave të Para më private në historinë moderne.

Ish-Zonja e Parë është parë vetëm një herë këtë verë, ndërsa u largua nga Trump Tower në Manhattan në fillim të korrikut me djalin Barron Trump, 15 vjeç.

Gjatë fushatës së vitit 2016, Melania aq shpesh refuzoi të paraqitej në ngjarje. Melania as nuk mori pjesë në pesë intervista para kamerës dhe u angazhua në zero intervista me mediat e shkruara, raporton DailyMail.

Exit mobile version