Meksika ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Ekuadorin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Julian Quiñones zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të, ndërsa Raúl Jiménez dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të, duke i siguruar Meksikës një fitore historike.
Ky është suksesi i parë i meksikanëve në fazën eliminatore të një Botërori pas plot 40 vjetësh. Fitorja e fundit në raundet nokaut datonte nga Botërori i vitit 1986, kur Meksika kishte mposhtur Bullgarinë në 1/8 e finales.
Nga viti 1994 deri në vitin 2018, Meksika u eliminua shtatë herë radhazi pikërisht në fazën e 1/8 së finales, ndërsa në Botërorin e Katarit më 2022 nuk arriti të kalonte fazën e grupeve, gjë që ndodhi për herë të parë që nga viti 1978.
Me fitoren ndaj Ekuadorit, Meksika vazhdon formën mbresëlënëse, duke regjistruar suksesin e 12-të radhazi në të gjitha garat.
Ndeshja nisi një orë më vonë se ishte paraparë për shkak të një stuhie, duke u bërë vetëm sfida e dytë e këtij Botërori që u ndikua nga kushtet atmosferike.
D.L
