Kompania kosovare e mishit “MEKA HALAL FOOD”, me pronarin e saj Burim Piraj, ka njoftuar se ka bërë ekzekutimin e pagës së 14-të për punëtorët e kësaj kompanie.
Në rrjetin social facebook, pronari i kompanisë Burim Piraj, ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët dhe konsumatorët për suksesin e arritur. Ai ka shtuar se kosovarët kanë dije dhe kapacitete për të prodhuar produkte të cilësisë së rangut botërorë.
Kjo nuk është hera e parë që kompania e mishit “MEKA HALAL FOOD”, ndanë pagën e 13-të dhe 14-të për punëtorët e saj, pasi që edhe vitet e kaluara kjo kompani e ka bërë një gjë të tillë.