UBT News

Meghan Markle vazhdon të ketë mosmarrëveshje me familjen e saj, paditet nga motra

Ekipi ligjor i Meghan Markle shkoi në gjykatë të mërkurën, duke u përpjekur të bindte një gjykatës që të hedhë poshtë një akuzë për shpifje të paraqitur nga motra e saj Samantha Markle dhe argumentet mesa duket e bën gjyqtaren të vendoste në favor të Meghan.

Samantha Markle paditi motrën e saj Meghan për “shpifje dhe gënjeshtra të dëmshme” pas intervistës së Meghan dhe Princit Harry me Oprah Winfrey në 2021. Në një dosje të dorëzuar në mars të vitit të kaluar, Samantha pretendoi se Meghan po përhapte gënjeshtra për të në të dy intervistat dhe një biografi, “Finding Freedom”. Samantha pretendoi se Meghan bëri “deklarata të rreme dhe dashakeqe” për një “audiencë mbarëbotërore” dhe se shpifte për të mbuluar narrativën e saj të rreme.

Samantha tha se motra e saj gënjeu kur ajo dyshohet se tha se ishte një fëmijë i vetëm, duke shkaktuar poshtërimin dhe turpërimin e saj. Avokatët e Meghan thanë se klientja e tyre nuk kishte thënë kurr se ajo ishte një fëmijë i vetëm, ajo kishte thënë se u rrit si një fëmijë i vetëm.

Sipas motrës së saj, Meghan poashtu gënjeu për edukimin e saj dhe kur u kap në gënjeshtër, ajo e përdori motrën Samantha dhe e sulmoi atë për të mbuluar keqbërjet e supozuara të saj.

Samantha vuri në dukje narrativën e Meghan-it, e cila thotë se u rrit në varfëri, duke thënë se ajo kishte një sfond të klasës së mesme. Babai i tyre, Thomas, pagoi për të gjitha llojet e gjërave për Meghan, duke përfshirë shkollat private elitare, shkollimin në Northwestern si dhe klasa kërcimi dhe aktrimi, tha Samantha.

Avokatët e Meghan i kërkuan gjykatësit të heshte poshtë çështjen, duke i quajtur pretendimet “fyese” dhe “të papërshtatshme”. Ajo thjesht deklaroi përshtypjet e saj për jetën e saj duke u rritur, thanë avokatët e Meghan.

Gjykatësja Charlene Edwards Honeywell tha se ajo po përpiqej të shihte se si deklaratat e Meghan ishin shpifëse. Ajo e mori rastin nën këshillim. Samantha kërkon të paktën 75,000 dollarë dëmshpërblim./UBTNews/

Exit mobile version