Largimi i Princit Harry dhe Meghan Markle nga jeta mbretërore është pasqyruar në filmin e tretë për çiftin, “Escaping the Palace”.
Promoja e fundit e pjesës së tretë të trilluar të “Lifetime” rreth romances dhe njohjes së Princit Harry dhe Meghan Markle, dhe ngjarjet që shtyn ata të largoheshin nga pozicionet e tyre mbretërore, jep një pasqyrë më të thellë se si do të portretizohen jo vetëm Harry dhe Meghan, por edhe Princi William, Kate Middleton dhe Mbretëresha Elizabeth.
Ka disa sekuenca, duke filluar me Kate (Laura Mitchell) duke e paralajmëruar Meghan (Sydney Morton), “Kjo është jeta të cilën ne kemi zgjedhur. Këtu ne vlerësojmë dinjitetin mbi të gjitha”.
Meghan pranon, “Unë kurrë nuk e kam menduar se kjo do të ishte e lehtë, por unë dëshiroja ta bëja Mbretëreshën krenare”.
Promo është e mbushur me shikime domethënëse dhe veshje të njohura që do të jenë të njohura për të gjthë ata që sado pak përcjellin Mbretërinë, – por asgjë më e rëndësishme sesa një paraqitje e shkurtër e nënës së ndjerë të princërce, Princesha Diana (Bonnie Soper) teksa William (Jordan Whalen) thotë, “Le ta kuptojnë të gjithë: mbretëria është në rrezik”.
Por mretëresha vazhdon, “Monarkia do të mbijetojë gjithmonë”.
Promo përfundon me Meghan duke pyetur veten, “A kam bërë gabimin më të madh në botë?”
Ndryshe nga promo e mëparshme, asnjë nga fëmijët e Princit Harry dhe Meghan, Archie dhe Lili, nuk patë ndonjë paraqitje këtu, por nuk duket se do të ketë mungesë të dramës, pasi që skenari u tha se ka gjurmuar thellësinë dhe pasojat e intervistës së çiftit me Oprah Winfrey.
“Escape the Palace” do të dal në vjeshtë, por ende nuk është dhënë ndonjë datë konkrete.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)