Meghan Markle do të jetë subjekt i një kursi studimi në një shkollë private në Londër. Sipas Nicholas Hewlett, dekan i Kolegjit të Shën Dunstan në Catford, Dukesha e Sussex dhe përvojat e saj në gjykatë do të përfaqësonin një rast emblematik të privilegjeve që njerëzit e bardhë gëzojnë ende dhe sot.
E mira dhe e keqja, princesha ideale, asnjëherë jashtë kornizave dhe vajza rebele që vjen nga bota e spektaklit. Kjo është historia që mediat britanike kanë ndërtuar shpesh nga dy protagonistet e familjes mbretërore. Por jo vetëm kaq, është dhe diskriminimi që Meghan kishte pësuar në gjykatë, duke filluar me akuzat për racizëm që vetë aktorja i denoncoi gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey
Për këto dhe arsye të tjera, shkolla prestigjioze dhe e shtrenjtë në Catford, një lagje në jug të Londrës, shkollimi vjetor në të cilën është rreth 20 mijë euro, ka vendosur t’i lejojë studentët e saj të studiojnë përvojat e jetës së Meghan në gjykatë, në kuadrin e një kursi të prezantuar në përgjigje ndaj mbulimit të madh mediatik të lëvizjes Black Lives Matter.
Përveç rastit të Meghan, seria e mësimeve do të trajtojë tema gjithnjë e më të ndjeshme si ajo e mikroagresioneve raciste dhe që shpesh nuk njihen si të tilla. Për shkak të rëndësisë së temave, edhe pse shkolla përfshin të gjitha nivelet e klasave; nga kopshti në shkollë të mesme, kursi do të jetë i rezervuar për nxënësit mbi 13 vjeç.