UBT News

Megan Thee Stallion me uebfaqe për shëndetin mendor

Megan Thee Stallion kujdeset për shëndetin tuaj mendor.

Ylli i muzikës krijoi një uebfaqe, e cila u ofron vizitorëve të faqes një listë të gjerë dhe të larmishme të organizatave me terapi falas, linja të ndryshme ndihmëse për kriza mendore, e të tjera.

Vëmendje e veçantë u kushtohet gjithashtu edhe komuniteteve tradicionalisht të margjinalizuara. Për shembull, ekziston një lidhje me një drejtori që ndihmon anëtarët e komunitetit LGBTQ të gjejnë psikoterapistë me ngjyrë dhe një seksion që vë në qendër disa organizata, të cilat synojnë të arrijnë anëtarët me ngjyrë dhe bashkësitë latine.

Vitin e kaluar, Megan Thee Stallion tregoi se edhe ajo shkoi në terapi lidhur me shëndetin mendor, pasi e ëma e saj, Holly Thomas, vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2019. Ajo tregoi se ka nevojë për ndihmë pas humbjes së të dy prindërve./UBTNews/

Exit mobile version