UBT News

Megan Thee Stallion dhuron më shumë se 8 mijë dollarë për ceremoninë e varrimit të një fanse

Megan Thee Stallion po dhuron para për ceremoninë e varrimit të një fanse të ndjerë.

Interpretuesja fituese e Grammy thotë se ajo dha 8 mijë e 155 dollarë për të mbuluar disa nga shpenzimet e varrimit të një adhuruese të muzikës së saj e cila “vdiq papritur”, ndërsa shoqja e saj e ngushtë kërkoi ndihmë për të në mediat sociale.

Sipas faqes GoFundMe, Shaniah Scales vdiq të enjten në shtëpi dhe anëtarët e familjes po përballeshin me një kohë të vështirë për të financuar ceremoninë e varrimit të saj, ceremoni që kushtonte 16 mijë dollarë. Pasi arritën në gjysmën e shumës, @selenachichis i shkroi në Twitter reperes Megan duke kërkuar ndihmën e saj.

Ajo i kishte shkruar Megan se kishte humbur shoqën më të mirë, dhe se ajo kishte ndërruar jetë papritmas.

“Ajo ju donte shumë, ne dëgjonim këngët tua sa herë që ishim së bashku. Ne po ndihmojmë familjen e tyre me kostot e varrimit. Ne filluam një gofundme & jemi në gjysmë të rrugës atje”, shkroi @selenachichis në Twitter.

Disa orë më vonë Megan u përgjigj: “Sa [është shuma] që keni nevojë?”

Reperja e “Good News” tregoi një pamje të ekranit të një donacioni me emrin e saj të vërtetë, Megan Pete për më shumë se 8 mijë dollarë.

Donacionet nga të tjerët erdhën, duke tejkaluar qëllimin me pothuajse 200 dollarë.

“Unë jam duke qarë shumë tani. Unë e di që shoqja ime është në parajsë duke buzëqeshur tani. Nuk mund ta besoj këtë. Faleminderit që na ndihmuat ne dhe familjen e tyre”, shkroi vajza që kishte kërkuar ndihmë në Twitter.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version