UBT News

Megan Thee Stallion dëshiron një bashkëpunim me Adele

Reperja e njohur, Megan Thee Stallion dëshiron një bashkëpunim me këngëtaren Adele. Kur u pyet në një intervistë për People rreth Adele, Megan tha se Adele është në mesin e bashkëpunimeve që ajo i ëndërron.

Së fundmi në TikTok u publikua një ku ishin përzier këngët e dy artisteve, “Water Under The Bridge” nga Adele dhe “Body” nga Megan, dhe menjëherë ajo u bë virale.

“Nëse Adele dëshiron të vijë dhe ta incizoj një këngë në studio, të jetë valltare ose çfarë të dojë ajo, edhe unë jam e gatshme për këtë bashkëpunim. Dikush le t’i thotë të më bëjë ftesën sepse jam gati për të punuar me të”, ka deklaruar reperja.

Adele, Megan Thee Stallion - Body Under The Bridge (Mashup)

Megan u shpreh se dëshiron që të ketë edhe një bashkëpunim me superyllin Rihanna./UBTNews

Exit mobile version