Megan Fox tha se ishte ‘mirënjohëse’ për të dashurën e re të ish-bashkëshortit të saj Brian Austin Green, Sharna Burgess.
Komenti tani i fshirë erdhi pasi Brian postoi një foto të tij duke puthur Sharna Burgess gjatë një vizite në “Walt Disney World’s Animal Kingdom”.
“Mirënjohëse për Sharnën”, komentoi Fox së bashku me një emoji zemër të purpurt, siç u kap nga llogaria në Instagram Comments by Celebs. Megjithatë, tani ajo ka fshirë komentin e saj.
“Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur kam qenë me dikë me të cilin mund të ndaj vërtet jetën”, – mbishkroi Green fotografinë, të cilit Burgess iu përgjigj në seksionin e komenteve, “Nuk ka askënd tjetër me të cilin mund të imagjinoja ta ndaja jetën. Të dua”.
Green është në lidhje me Burgess që nga fundi i vitit të kaluar pas ndarjes me Fox – me të cilën ai ndanë tre djem./UBTNews