Ajo është ‘marrëzisht’ e dashuruar me të dashurin e ri, Machine Gun Kelly.
Dhe Megan Fox është parë në Los Angeles, për të shijuar një darkë romantike për ditëlindjen e saj, shkruan Daily Mail.
Ajo ka mbushur 35 vjeç, ndërsa edhe përkundër moshës ajo u pa me një paraqitje të mrekullueshme.
Bukuroshja zgjodhi që të vishet me një veshje të kuqe, duke vënë në pah gjoksin e formësuar.
Në anën tjetër, Machine ishte munduar që t’i përshtatet përmes një bluze që kishte nuanca të ngjyrës së kuqe.
Çifti përndryshe e kanë bërë lidhjen edhe më serioze, duke deklaruar edhe martesa është opsion i mundshëm.